Lajmet e fundit

Kryetari i parlamentit gjeorgjian, Shalva Papuashvili tha në një postim në Facebook të enjten se ai kishte nënshkruar një projekt-ligj për "vlerat familjare" që frenon të drejtat LGBT, vetëm disa javë përpara zgjedhjeve parlamentare.
Ligjvënësit nga partia qeverisëse ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ miratuan muajin e kaluar projektligjin, i cili ndalon tranzicionet gjinore dhe mund të shpallë të jashtëligjshme marshimet e krenarisë dhe shfaqjen e flamurit të ylberit LGBT, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Partia thotë se ligji është i nevojshëm për të mbrojtur kishën e krishterë ortodokse të Gjeorgjisë nga të huajt.