Kryetari i njësisë administrative Fushë Kuqe, është arrestuar nga policia shqiptare.
Ai ra në pranga pasi po dyshohet se ka keqpërdorur detyrën, për të përfituar një sipërfaqe të një toke.
“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka porositur shtetas të ndryshëm, për të hedhur inerte në afërsi të lokalit të tij, në zonën e mbrojtur të lagunës së Patokut, me qëllim përfitimin e sipërfaqes së tokës”, shkruan në njoftimin e policisë.
Mbi supet e kryetarit rëndon akuza për veprat penale “Shpërdorim të detyrës”, dhe “Pushtimi i tokës”.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.