Lajmet e fundit

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka thënë se nuk mund të jetë justifikim zbritja e pagave në gjyqësor me diskutimin se lufta kundër krimit dhe korrupsionit është në nivel të ulët.
Ai tha se duhet që të gjithë të angazhohen në mënyrë serioze për një reformë të thellë dhe siç tha ai, ata kanë qenë të gatshëm dhe e kanë përkrahur qeverinë për të avancuar sundimin e ligjit në vend.
“Por ky vendim i sotëm do të ndikojë madje edhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit pasi që është një dekurajim dhe një dhunim i pozitës dhe statusit të gjyqtarit”, është shprehur Zogaj, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se KGJK-ja, vendimin e sotëm të qeverisë e konsideron si përpjekje për të ndikuar në punën e sistemit gjyqësor dhe të zvogëloj pavarësinë e sistemit gjyqësor.
“Ne kemi shprehur qëndrimet tona në mënyrë të hapur për çështjet dhe proceset tjera që kanë qenë paraprakisht për çka ne kemi pasur komente dhe sigurisht se jemi në përputhje të plotë me raportet që i referohen pavarësisë së gjyqësorit”, është shprehur Zogaj, njofton Klankosova.tv.