Lajmet e fundit

Ndërsa, të hënën më 12 korrik, i pari i Deçanit në një konferencë për media ka folur pas situatës së re ku dyshohet se qindra qytetarë janë helmuar nga uji i pijes duke thënë se kjo është hera e dytë që paraqitet një rast i tillë.
“Dy herë brenda një muaji e kemi pasur situatën e njëjtë kështu që po na shtynë që të mendojnë që kjo është diçka e qëllimshme. Por, le të mbetet në dorën e Prokurorisë së Shtetit që t’i zhvillojë hetimet. Nëse vërtetohet se ka pasur helmim atëherë ne ndaj Ujësjellësit Regjional “Hidrodrini” do të marrim masat ligjore në fuqi të shtetit të Kosovës”, u shpreh dje Ramosaj në konferencë për media, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, gjatë ditës së djeshme Ramosaj tha se dyshohet se një gjë e tillë është e qëllimshme dhe se tashmë 10 fshatrave ua kanë ndërprerë furnizimin me ujë të pijes.
https://klankosova.tv/ramosaj-dyshohet-se-helmimi-mund-te-jete-i-qellimshem-po-i-presim-analizat-biologjike-video/