Lajmet e fundit

Në kryeqytet, 53.50 për qind e qytetarëve kanë dalë dhe kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në zgjedhjet nacionale.
Qytetarët i janë kthyer normalitetit, pasi që deri në orët e vona të mbrëmjes kanë festuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka siguruar 52.94 për qind të votave, ose 60,696 vota.
Ndërkohë, punëtorët e pastrimit, siç shihet edhe në pamje, kanë dalë herët për të pastruar qytetin nga mbeturinat e krijuara gjatë festimeve të mbrëmshme.
Kështu ka bërë të ditur gazetarja e Klan Kosovës, Artina Breznica, e cila ka raportuar drejtpërdrejt nga Kryeqyteti.
Ndiqni detajet e plota, në videon e mëposhtme: