Lajmet e fundit

Sot zhvillohen dy ndeshje në kuadër të xhiros së 15-të të Superligës, ku vëmendja më e madhe është në derbin mes dy vendeve të para në tabelë, Dritës dhe Ballkanit, e cila zhvillohet nga ora 13:00 dhe transmetohet direkt në Klan Kosova.
Kjo ndeshje luhet në “Stadiumin e Qytetit”, në Gjilan.
Drita për momentin gjendet në vendin e parë në tabelë, me 30 pikë, e ndjekur nga Ballkani, me 26, me skuadrën nga Suhareka që ka tri ndeshje më pak të luajtura.
Ndeshja e dytë që zhvillohet në të njëjtën kohë është mes Llapit dhe Ferizajt.