Shehbaz Sharif, kryeministri i Pakistani i ka përshkruar sulmet e Indisë si frikacake dhe thotë se Pakistani tregoi mbrëmë se mund të kundërpërgjigjet.
Ai thotë se brenda një ore pati “një luftë të vazhdueshme” në Vijën e Kontrollit (Loc) – kufirin de facto midis Indisë dhe Pakistanit – ku ushtria luftoi, duke treguar trimërinë e saj.
"Ata shkatërruan aeroplanët e sulmuesve dhe armiqve tanë", shton ai, duke iu referuar përsëri ushtrisë pakistaneze e cila tha se kishte rrëzuar avionë luftarakë indianë, për të cilët Dehli nuk ka komentuar.
Sharif vazhdon, duke thënë se sulmi vdekjeprurës që ndodhi në Pahalgam muajin e kaluar "nuk kishte lidhje" me Pakistanin - dhe se vendi u "akuzua për arsye të gabuara".
Ndërkaq, lajmi i fundit nga Azia vjen se nga sulmet e Indisë, në Pakistan janë vrarë 31 persona dhe janë plagosur 57 të tjerë. Numri i mëparshëm i viktimave ishte 26 persona të vdekur dhe 46 të plagosur. / Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.