Lajmet e fundit

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka uruar Millosh Vuçeviqin për zgjedhjen në pozitën e kryeministrit të Serbisë.
Ai është shprehur se pret të punojnë së bashku për forcimin e marrëdhënieve bilaterale Beograd-Podgoricë dhe stabilitetit rajonal.
“Ballkani Perëndimor stabil dhe përparimtar e ka vendin në Bashkimin Evropian”.
“Forcimi i ekonomisë dhe bashkimi në tregun e përbashkët evropian janë qëllime të interesave tona të cilat do t’i arrijmë së bashku”.