Lajmet e fundit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se kapja e anës së Gazës të kalimit Rafah ishte një"hap i rëndësishëm, siç u shpreh ai, drejt shpërbërjes së Hamasit.
Netanyahu është shprehur se do të vazhdojnë me veprime të tilla deri në fitoren e tyre, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
"Ne filluam të veprojmë në Rafah. Ne zëvendësuam flamujt e Hamasit me flamuj izraelitë. Do të vazhdojmë deri në fitoren absolute," shkroi ai në “X”.