Zemërimi shpërtheu në Indi javën e kaluar pasi tre marinarë u vranë në një sulm ndaj një cisterne që ShBA tha se po shkelte bllokadën e porteve iraniane.
ShBA goditi gjithashtu dy anije të tjera në Gjirin Persik javën e kaluar, të gjitha me ekuipazh indian në bord, raporton BBC.
Pas një takimi dypalësh me Presidentin e ShBA-së Donald Trump, kryeministri indian, Narendra Modi thotë se ai ka theksuar "rëndësinë e lirisë së lundrimit".
"Siguria e tyre është me rëndësi të madhe për ne", thotë ai, duke iu referuar detarëve indianë që mbajnë në funksionim rrugët globale të transportit detar.
I pyetur nëse shpreh ngushëllime për familjet e prekura, Trump thotë: “E dëgjova këtë. Është një profesion i vështirë, i duam të gjithë ata njerëz, janë njerëz të mrekullueshëm”, deklaroi ai.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.