Shtatë persona kanë vdekur, përfshirë të paktën dy fëmijë, i tha BBC-së Ahmed Sharif, zëdhënës i ushtrisë pakistaneze, transmeton Klan Kosova.
Ai shtoi se sulmet nga India goditën vende të shumta, përfshirë një xhami.
"Kjo është shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar. India kreu një 'sulm frikacak'", theksoi ai.
Ndërkaq, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif ka lëshuar një deklaratë.
"Armiku i pabesë ka nisur një sulm frikacak në pesë vende brenda Pakistanit. Ky akt i neveritshëm agresioni nuk do të mbetet pa u ndëshkuar"
"Pakistani rezervon të drejtën absolute për t'iu përgjigjur me vendosmëri këtij sulmi të paprovokuar indian - një përgjigje e vendosur është tashmë duke u zhvilluar"
"I gjithë kombi qëndron i bashkuar pas forcave të tij të armatosura dhe morali dhe vendosmëria jonë mbeten të palëkundura. Mendimet dhe lutjet tona janë me oficerët dhe ushtarët e guximshëm të Pakistanit"
"Populli i Pakistanit dhe forcat e tij janë plotësisht të përgatitur për t'u përballur dhe për të mposhtur çdo kërcënim me forcën dhe vendosmërinë tonë".
"Armikut nuk do t'i lejohet kurrë të arrijë qëllimet e tij dashakeqe", tha Sharif.
Marrëdhëniet midis Indisë dhe Pakistanit - të dyja shtete të armatosura me armë bërthamore - janë përkeqësuar ndjeshëm pas një sulmi vdekjeprurës militant ndaj turistëve në Kashmir muajin e kaluar.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.