Kryeministri i Moldavisë Ion Chicu është bërë udhëheqësi më i fundit botëror që është infektuar me koronavirus.
Këshilltari i tij tha në Facebook të martën se kryeministri 48 vjeçar ka rezultuar pozitiv dhe do të punojë në distancë.
Chicu u emërua si kreu i një qeverie pakice të mbështetur nga Partia Socialiste në nëntor 2019, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Ai është një nga disa udhëheqës botërorë, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump, presidentin brazilian Jair Bolsonaro dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, që janë prekur me virus që nga fillimi i pandemisë.
COVID-19 vazhdon të përhapet në Moldavi, një vend të Evropës Lindore me rreth 3.5 milionë njerëz. Që nga 9 dhjetori, 119,204 njerëz kanë marrë virusin dhe 2,460 vdiqën me të.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.