Kryeministri i Australisë Jugore i ka kërkuar falje britanikut homoseksual të cilit i vdiq burri, pasi që autoritetet nuk e kanë njohur martesën e tyre.
Briton David Bulmer-Rizzi, vdiq të shtunën pasi që u rrëzua nga shkallët kur ai dhe burri i saj ishin në muajin e mjaltit, transmeton Klan Kosova.
Burrit të tij Marco Bulmer-Rizzi, i ishte pamundësuar që të planifikonte ceremoninë e varrimit pasi që zyrtarët australian nuk e njihnin atë si burrin e tij.
Edhe në çertifikatën e vdekjes së David ata kishin shkruar “që nuk ishte martuar kurrë”, edhe pse burri i tij tërë kohën i kishte treguar që të dy ishin të martuar.
Të dy burrat ishin martuar në Londër vitin e kaluar, mirëpo Australia Jugore nuk e njeh martesën mes së njëjtës gjini.
Kryeministri i këtij vendi, Jay Weatherill, u shpreh se e kishte telefonuar Marcon për t’i kërkuar fajle.
“Ai më tha se ndihej shumë i fyer nga shumë zyrtarë me të cilët ai ka pasur punë, jo të gjithë mirëpo disa nga ta, e unë dua që të shpreh tërë keqardhjen time për këtë gjë”.
“Gjithashtu dëshiroj që të them se do e shtrojë këtë çështje në Parlament që do e ndalonte që të ndodhte prapë një gjë e ngjashme”, u shpreh Weatherill.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.