Lajmet e fundit

Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka sugjeruar se qeveria e Polonisë dhe kryeministri Donald Tusk janë vendosur në pushtet nga BE si pjesë e një plani për të larguar liderët populistë të djathtë të vendit. Tusk, që u zgjodh në vitin 2023 me një pjesëmarrje rekord zgjedhore prej 74%, është bërë objekt i kritikave nga Orbán.
Në një intervistë radiofonike, Orbán, që përballet me zgjedhjet kombëtare në fillim të vitit 2026, e krahasoi ndërhyrjen e Brukselit në politikën e brendshme me veprimet e ish-Bashkimit Sovjetik. Ai akuzoi Brukselin se po punon për të instaluar një qeveri kukull në Hungari, duke thënë: "Çdo perandori është si ajo. Sovjetikët ishin si ata, apo jo?"
Disa ditë më parë, ai pati një fjalim ku pretendoi se Brukseli po planifikon të rrëzojë qeverinë e tij nacionaliste, që ai e përshkruan si "illiberale". Orbán kritikoi ashpër Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe liderin e grupit më të madh politik të bllokut, Manfred Weber, duke i akuzuar se po përpiqen të përsërisin në Hungari atë që sipas tij ndodhi në Poloni në 2023.
Ai theksoi se "nuk është as një teori konspirative, por një plan i shpallur hapur", raporton Euronews.com, transmeton Klankosova.tv.
Orbán përmendi se hungarezët gjithashtu kanë ndjekur një politikë të pavarur mbi migracionin dhe ekonominë, siç bënë polakët.
"Kështu u bë kryeministër Tusk në Poloni. Tani po ndodh e njëjta skenë edhe në Hungari", përfundoi ai.