Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 14 vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës, nga Papa Xhon Pali i Dytë.
Me rastin e 14 vjetorit, Kryeministri Haradinaj ka dhënë dhe një mesazh të cilin mund ta lexoni më poshtë:
''Nëna Terezë, e shenjtëruar nga Papa Françesku vitin e kaluar, u bë mishërimi i dashurisë dhe paqes në botë, është njëherësh simbol botëror i flijimit të njeriut për njeriun.
Nëna Terezë do të jetë gjithnjë frymëzuese për njerëzit e mirë dhe për vepra kulmore humane, veçanërisht për shqiptarët dhe Kosovën.
Dita e Lumturimit të Nënës Terezë duhet të na shërbejë si ikonë që të jemi më të përkushtuar për të ndërtuar një botë më të mirë për fëmijët tanë'', thuhet tutje në mesazhin e Kryeministrit Haradinaj, transmeton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.