Lajmet e fundit

Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo, ka thënë se Rusia është duke u përgatitur për një konflikt të gjatë me Perëndimin.
Orpo ka folur sot në Parlamentin Evropian për rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, pasi presidenti rus Vladimir Putin u zotua të dërgojë trupa në kufirin Rusi-Finlandë në kundërpërgjigje të pranimit të Finlandës në NATO.
Udhëheqësi rus tha në një intervistë se pranimi ishte "një hap absolutisht i pakuptimtë nga pikëpamja e sigurimit të interesave kombëtare të [Finlandës]".
“Rusia duket se po përgatitet për një konflikt të gjatë me Perëndimin”, u tha Orpo eurodeputetëve, teksa shtoi: “Rusia nuk është e pathyeshme”.
Ai gjithashtu akuzoi Rusinë për "armatim" të migracionit kundër Finlandës dhe sulmoi Moskën për "shtyrjen e shtetasve të vendeve të treta drejt kufirit tonë lindor" në një veprim "të papranueshëm".
https://klankosova.tv/anetaresimi-i-finlandes-ne-nato-putin-thote-se-trupat-ruse-do-te-vendosen-ne-kufirin-finlandez/