Lajmet e fundit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, tha sot se presidenti i ardhshëm do të jetë gardian i Kushtetutës dhe gardian i votës së lirë.
Në një intervistë televizive, Kryemadhi tha se “pavarësisht se sot në kushtet që ne jemi presidenti është një institucion pa kompetenca është honorofik. Presidenti do të jetë thjesht një noter i disa vendimeve që do të kalojnë në parlament. Në disa këndvështrime të tjera presidenti i Republikës vendos disa balanca të tjera, midis qeverisë, parlamentit”.
E pyetur se i zgjedhur nga populli presidenti kërkon kompetenca të tjera, Kryemadhi u shpreh se “po patjetër. Sepse sot ne kemi një kryeministër edhe për fajin e opozitës, ku djegia mandateve, largimi nga parlamenti dhe nga të gjithë institucionet i dha shansin për ta bërë një autokrat të dhunshëm në aspektin institucional”./atsh/