Lajmet e fundit

Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nuk duhet të kushtëzohet me çështjen e Kosovës.
Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijarto në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve Hina, transmeton Klankosova.tv.
Ai tha se projekti i zgjerimit të BE-së është i paplotë derisa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtarë të tij.
“Ne besojmë se Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor më shumë se sa vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”,deklaroi kryediplomati hungarez, transmeton Klankosova.tv