Lajmet e fundit

Hungaria refuzon që të mbështesë çfarëdo propozimi në takimin e ardhshëm të ministrave të Jashtëm, që ta çonte aleancën më në cep të luftës.
Përveç kësaj sipas tij Aleanca Veriatlantike nuk do të kthehet në aleancë sulmuese, raporton Euronews, transmeton KlanKosova.tv.
“NATO është aleancë mbrojtjeje”, ka thënë Peter Szijjarto para takimit në Bruksel.
Ai ka theksuar se vendi i tij do të refuzojë çdo proppzim që NATO-n do ta transformonte në aleancë ofansive pasi që kjo, shton ai, do të çonte në një rrezik serioz për eskalim.
“Lufta është e tmerrshme, natyrisht ne e kundërshtojmë atë. Shpresojmë që të kuptohemi dhe të ruhet paqja dhe siguria nga ky takim që mbahet përgjatë dy ditëve”.