Kryediplomati grek Nikos Dendias, ka biseduar në telefon me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, për siç njofton Dendias përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.
Dendias ka shkruar në Twitter se përveç qetësimit të tensioneve, është folur edhe rreth procesit të dialogut.
“Sa i përket vizitave të mia në Ballkanin Perëndimor këtë javë, më parë kam pasur një bisedë telefonike me Miroslav Lajçakun për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, tha shefi i diplomacisë greke, transmeton Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.