Kryetari socialist i Bashkisë Devoll, Eduard Duro, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Kjo dy javë pas marrjes si i pandehur nga SPAK-u, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Mbi supet e tij rëndon akuza për shpërdorim të detyrës, pas licencimit të një biznesi karburanti, i cili sipas akuzës, është ndërtuar pa leje ndërtimi.
SPAK-u hetimet mbi kryebashkiakun i nisi pas një kallëzimi të bërë nga një subjekt tjetër, duke ngritur dyshime mbi ligjshmërinë e procesit të licencimit të karburantin.
Në lidhje me këtë çështje, Duro, në një reagim zyrtar, u shpreh se sektori i tatim-taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit.
“Në lidhje me lajmin e dalë, Eduard Duro shprehet: Sektori i tatim-taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit ‘Genci Petrol’. Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjalë për shpërdorim detyre, por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, u shpreh kryetari socialist.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.