Apeli i Gjykatës së Posaçme i Shqipërisë la në fuqi masën e arrestit shtëpiak për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.
Avokati i Dakostë u shpreh për Top Channel se nuk kishte bërë ankim ndaj vendimi të shkallës së parë të GJKKO por ishte SPAK që kishte kërkuar rikthimin e Dakos në qeli, transmeton Klankosova.tv.
Petrit Ismaili, bëri me dije se pret që të shohë vendimin e zbardhur të Apelit të GJKKO që lë në burg Dakon dhe më pas të vendosë nëse do të nëse do të bëjë recurs ose jo.
Në 27 shkurt, Dako i cili ishte arrestuar në 2023-in për shpërdorim detyre, u la i lirë nga GJKKO për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit. Ndërkohë SPAK, kërkoi sot rikthimin e tij në qeli.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.