Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë kontrolleve të zhvilluara në fshatin Trudë janë evidentuar lidhje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë, si dhe raste të konsumatorëve me borxhe të papaguara.
Sipas njoftimit në Facebook, për të gjitha rastet e konstatuara janë ndërmarrë masa, përfshirë shkyçjen nga rrjeti i furnizimit me ujë.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se lëndët do t’i përcillen Prokurorisë për procedim të mëtejmë./Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.