Lajmet e fundit

Gjermani i Real Madridit insiston se ai mezi po pret që të ndeshet me ish-klubin e tij, Bayern Munchen, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
“Unë nuk frikësohem nga Bayern Munchen”, tha Kross për Marca-n.
“Nëse dëshiron që ta fitosh Ligën e Kampionëve, atëherë duhet ta mposhtësh Bayernin apo Barçën gjithsesi”, shtoi ai.
Vlen të përmendet se Kross në atë takim do të ballafaqohet edhe me ish-trajnerin e tij në Madrid, Carlo Ancelotti.