Lajmet e fundit

Toni Kroos ka shënuar golin e katërt për Real Madridin në ndeshjen ndaj Valencia-s në kuadër të javës së 21-të të La Ligës.
Gjermani realizoi për kampionët në fuqi në minutën e 89-të, duke vulosur kështu fitoren e madrilenëve në Mestalla.
Dy golat e parë për Realin i kishte shënuar Cristiano Ronaldo nga penaltia, ndërsa Valencia kishte ngushtuar epërsinë përmes Santi Mina-s.
Ndërsa golin e tretë për kryeqytetasit e shënoi Marcelo.
Pas kësaj fitore, Real Madrid mbetet në pozitën e katërt me 38 pikë, dy më pak se Valencia që mban pozitën e tretë, por që Lakuriqët kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.