Lajmet e fundit
“Kontrata me Realin më skadon në vitin 2022. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në pesë vitet e ardhshme, por qëllimi im është që të qëndrojë sa më gjatë te Reali”

Toni Kroos ka thënë se në asnjë mënyrë nuk do të kthehet në Bundesliga, tek Bayern Munich.
Mesfushori gjerman ka deklaruar se i ka mbyllur llogaritë në ligën kryesore të futbollit gjerman dhe se synon të qëndrojë sa më gjatë tek Real Madrid.
“Nuk e imagjinoj të kthehem te Bayerni. Kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Nuk ka asnjë mundësi që unë të luajë përsëri në Bundesligë. Ai është një kapitull i mbyllur për mua”.
“Kontrata me Realin më skadon në vitin 2022. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në pesë vitet e ardhshme, por qëllimi im është që të qëndrojë sa më gjatë te Reali”.