Lajmet e fundit
Mesfushori gjerman mendon se Carletto do të ishte zgjedhje e mirë për Bayern Munchen, ani pse Guardiola ka kontratë me ta deri në vitin 2016.

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, mendon se Carlo Ancelotti do të ishte zgjedhje e mirë për Bayern Munchen, nëse Guardiola vendosë të largohet.
Italiani u shkarkua nga Real muajin që shkoi, pas një sezoni shterpë. Mbretërit përfunduan sezonin të dytët në ligë, pas Barcelonën dhe u eleminuan në gjysmëfinale të Champions nga Juventus.
Pas shkarkimit Don Carlo refuzoi ofertën për të drejtuar Milanin duke thënë se do bëjë pushim njëvjeçar.
Lidhur me këtë ka folur mesfushori gjerman i cili mendon se qoftë edhe vitin tjetër Carletto do të ishte trajner perfekt për Bayern Munchen.
“Ancelotti do të ishte alternativë interesante për Bundesligën”.
“Natyrisht, janë vetëm dy skuadra të asaj lige që i shkojnë klasit të Ancelottit”.
“Ai është global dhe flet anglisht. Prandaj ai do të ishte shumë i suksesshëm tek Bayern”.
Ancelotti në karrierën e tij ka drejtuar një numër skuadrash: Reggiana, Parma, Juventus, Milan, Chelsea, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid.