Lajmet e fundit

Flamurtari ka trajner të ri të juniorëve. Udhëheqja e tyre i është besuar Kron Sadikut, ku të shtunën edhe zyrtarisht mori drejtimin e gjeneratës U-19 tek klubi Flamurtari.
Insistues ishte trajneri i ekipit të parë Liridon Leci, duke bindur drejtorin dhe pronarin e klubit që të nënshkruanin me Sadikun.
Para Flamurtarit, Kroni ishte trajner te FC Prishtina tek gjeneratat e reja.
Veç si trajner, Kron Sadiku është edhe gazetar në Klan Kosova për gati dhjetë vite.