Lajmet e fundit

Domagoj Vida, ka njoftuar se tashmë është pensionuar nga kombëtarja e Kroacisë.
Mbrojtësi u paraqit 105 herë për kombëtaren kroate.
Suksesi i tij ishte mjaft i dukshëm gjatë karrierës me kombëtaren.
Kroacia në botërorin që u mbajt në Rusi në 2018-tën u rendit e dyta derisa në "Qatar 2022" mori vendin e tretë.
35-vjeçari ishte pjesë e "Gjeneratës së artë" të kombëtares bashkë edhe me Mario Mandzukiq, Ivan Rakitiq, Sanijel Subasiq dhe Dejan Lovren, të cilët e mbyllën karrierën me "Hrvatskën".
Mbrojtësi i AEK-ut të Athinës u shpreh se tani ka ardhur koha që t'iu lirohet vendi futbollistëve të rinj.
Domagoj Vida tha se tani do të përqëndrohet vetëm tek klubi i tij.
Ai gjatë karrierës së tij me Kroacinë i ka realizuar katër gola, dhe ka bërë edhe një asistim.