Lajmet e fundit

“E gjitha ka të bëjë me stilin e jetesës. Këta janë njerëz që kërkojnë më shumë sesa thjesht të shohin natyrën, diellin dhe detin. Ata duan më shumë kontakt, më shumë komunikim, duan të kenë një marrëdhënie më të ngushtë me natyrën që i rrethon”, ka thënë një ekspert turizmi, shkruan Top Channel.
Megjithatë, të rinjtë nuk e preferojnë më atë që dikur, entuziasmonte pjesëtarë të brezave përpara tyre.
“Brezat e rinj thjesht nuk e konsiderojnë këtë lloj natyrshmërie aq joshëse sa e shikonin prindërit e tyre. Këtu në Koversada, numri i interesuarve nën 40 vjeç është në rënie, ndërkohë që tek personat më në moshë, ai sa vjen e po rrite”, tha menaxher i “Adris Group”, Nenad Skuflic.
Mes vështirësive të mëdha për të tërhequr dishepuj të rinj, të devotshmit e nudizmit po luftojnë që ta shfrytëzojnë industrinë e turizmit të Kroacisë, në lulëzim për të ringjallur ditët e lavdisë, por kampet e tyre në Koversada duken shumë larg kulmit, që mbërrinin në vitet 80', kur mbusheshin me deri në 15 mijë vetë.
