Lajmet e fundit

Kroacia ka bërë befasinë më të madhe në Botëror, duke e eliminuar favoriten, Brazilin.
Pas shkuarjes në vazhdime, Neymar shënoi në fund të pjesës së parë, pothuajse duke shuar shpresat për Kroacinë. Por, kroatët nuk u dorëzuan, me Petkoviqin që shënoi golin e barazimit në pjesën e dytë të vazhdimeve.
Pas shkuarjes në penallti, Kroacia fitoi me rezultat 4-2. Nga Brazili, penalltitë i humbën Rodrygo dhe Markinjos.
Tani, Kroacia në gjysmëfinale pret fituesin e ndeshjes Argjentinë - Holandë, e cila zhvillohet nga ora 20:00.
Penalltitë:
Kroacia 4 - 2 Brazili
Brazil - Markinjos humb penalltinë. Kroacia shkon në gjysmëfinale. Brazili kthehet në shtëpi.
Kroaci - Orshiq shënon.
Brazil - Pedro shënon.
Kroaci - Legjenda Modriq shënon.
Brazil - Casemiro shënon.
Kroaci - Majer shënon.
Brazil - Rodrygo humb penalltinë.
Kroaci - Nikolla Vllasiq shënon penalltinë.
120+2' Përfundon loja e hapur 1-1. Tani në penallti.
120+1' Petkoviq sërish pret goditje. Më shumë se hero.
120' Dy minuta lojë shtesë.
116' GOOOOL. Petkoviq barazon rezultatin.
https://twitter.com/anindagol3/status/1601268207633027072
110' Tani Kroacia fillon dominimin. Megjithatë, muri brazilian tregohet i fortë.
105' Fillon pjesa e dytë e vazhdimeve.
105+1 Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve. Kroacia 0 - 1 Brazili.
106' GOOOL. Shënon Neymar.
https://twitter.com/oocbrsao/status/1601264461293432832
102' Brozoviq humb një mundësi të artë. Nga një pozitë perfekte para portës, e gjuan topin mbi portë. Shans si ky nuk duhej humbur.
101' Livakoviq sërish pret një goditje nga Brazili. Pa marrë parasysh fituesin, Livakoviq e meriton të shpallet lojtar i ndeshjes. Ka qenë heroi i Kroacisë.
98' Lodhja e Kroacisë vërehet. Brazili duket më energjik, duke dominuar kryesisht.
90' Fillojnë vazhdimet, me dy pjesë nga 15 minuta.
90+4 Përfundon loja e rregullt pa gola. Shkohet në vazhdime.
90' Katër minuta lojë shtesë. Duket se kombëtaret do shkojnë në vazhdime. Jo diçka e re për Kroacinë.
89' Edhe një minutë deri në përfundim të lojës së rregullt. Kroacia 0-0 Brazili.
84' Richarlison zëvendësohet nga Pedro.
80' Brazili fillon dominimin total në minutat e fundit. Lukas Paketa me një goditje të fortë, portieri kroat sërish në vendin e duhur.
76' Neymar për pak sa nuk shënon. Goditja e tij ndalet nga portieri kroat.
70' Deri më tani Brazili ka pasur pesë goditje drejt portës kroate. Kroacia asnjë.
54' Edhe Brazili rrezikon. Goditja e Richarlisonit pritet nga portieri kroat.
52' Perishiq me një krosim fut topin fare pranë portës, askush aty për ta dhënë goditjen finale.
45' Fillon pjesa e dytë.
45+1' Përfundon pjesa e parë pa gola. Loja kryesisht e qetë. Të dy ekipet nuk rrezikuan për të bërë një lojë ofanzive.
45' Një minutë lojë shtesë.
36' Lojë e neutralizuar. Posedimi i topit 45 me 45 përqind.
30' Gjysmë ore lojë pa gola, me rastin më të fundit që e pati Kroacia.
20' Pas dominimit fillestar nga Kroacia, tani loja po zhvillohet më shumë në gjysmëfushën kroate. Neymar, me gjuajtje të lehtë, e dërgon topin në duar të portierit kroat.
13' Rrezikohet për herë të parë porta e Brazilit. Një top kalon pranë portës, por asnjë lojtar në pozicionin e duhur për të goditur.
1' Fillon ndeshja.
https://twitter.com/HNS_CFF/status/1601221540498268161
Kroacia nuk ka humbur kurrë në çerekfinale të Kupës së Botës.
Brazili po tenton të arrijë në gjysmëfinalen e pestë në 28 vitet e fundit. Ky është një rekord. Seleção kanë fituar të dyja ndeshjet e tyre të mëparshme në Kupën e Botës kundër Kroacisë.
Formacionet:
https://twitter.com/HNS_CFF/status/1601208981577674752
https://twitter.com/BrasilEdition/status/1601209934258982912