Lajmet e fundit
Të përzgjedhurit e Zlatko Daliq mposhtën me tre gola dallim ata të Michael Skibbe, në përballjen e parë kualifikuese Play Off për Botërorin 2018

Kroacia e ka mposhtur Greqinë me rezultat të thellë 4:1, në ndeshjen e zhvilluar në Maksimir të Zagrebit.
Skuadra që drejtohet nga Zlatko Daliq bëri një hap të rëndësishëm në ndeshjen e parë të Play Off për kualifikim në Rusia 2018.
Luka Modriq hapi serinë e golave trembëdhjetë minuta nga fillimi i takimit, që u dyfishua gjashtë minuta më pas nga Nikola Kaliniq.
Grekët ngushtuan rezultatin përmes Sokratis Papastathopoulos, në minutën e 30-të të takimit, por vetëm tre minuta pas tij për kroatët shënoi Ivan Perisiq.
Të katërtin gol për vendasit e shënoi Andrej Kramariq, katër minuta pas nisjes së pjesës së dytë, ndërsa grekët nuk arritën të bëjnë diçka më shumë.
Ndeshja kthyese mes dy përfaqësueseve do të luhet pas tre ditësh, më datën 12, në stadiumin Karaiskaki të Athinës.