Lajmet e fundit

Kryeministri shqiptar Edi Rama, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja Delina Ibrahimaj kanë prezantuar masat për krizën e energjisë.
Rama ka thënë, në fillim të konferencës, se paketa është konceptuar si një mbështetje afatmesme dhe jo si një mbështetje e përkohshme e shtrirë në një, dy apo tre muaj.
“Cfarë qeveria do të bëjë për të vijuar mbështetjen në këtë situatë krize globale që ka prekur të gjithë botën dhe natyrisht edhe Shqipërinë. Dua të jem sa më i përmbledhur. Do të mjaftohem duke thënë se paketa është konceptuar si një mbështetje afatmesme jo si një mbështetje e përkohshme e shtrirë në një, dy apo tre muaj".
"E kemi marrë në konsideratë faktin se kjo krizë është e një natyre të paparashikueshme kur e ka fundin e saj. Angazhimi ynë është që t'iu japim njerëzve një mbështetje afatmesme dhe të ndërhyjmë në një sërë drejtimesh”, deklaroi ai, shkruan Abcnews.al.
Balluku bëri me dije një ditë më parë se në skenarin e Shqipërisë nuk përfshihet ndërprerja e energjisë elektrike pas orës 22:00.
Ndërkohë pak ditë më parë kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në skenarët më të keq të Europës parashikoheshin ndërprerje të energjisë pas orës 22:00.