Lajmet e fundit

Një nënë e cila publikon video të saj derisa ushqen me qumësht gjiri dy djemët e saj të vegjël, ka mbrojtur vendimin e saj edhe më tutje, duke ndarë seancat e tilla për miliona shikues.
Tasha Maile, e cila vjen nga San Diego, është në pritje të fëmijës së saj të tretë, por që është kritikuar ashpër për vargun e shumtë të videove, që paraqiste momentin kur ajo ushqente të dy fëmijët e saj së bashku, madje duke u fajësuar për nxitje dhe tërheqje meshkujsh, njofton Klan Kosova.
Zonja në fjalë, ka mbrojtur insertet e saj, ku njëra prej të cilave kishte më shumë se 60 milion klikime, duke thënë se ndihet keq për ata që e gjykojnë një proces të tillë.