“Joker” është lançuar në kinematë amerikane këtë javë dhe është përballur me një valë kritikash dhe protestash të cilët mendojnë se filmi mund të nxisë dhunë apo inkurajojë vrasjet.
Filmi i cili ka në rol protagonist Joaquin Phoenix, flet për një klloun që kryen një seri vrasjesh.
Ngjarjet zhvillohen në vitin 1981 dhe tregohet historia e një komedian i dështuar që gjen shpëtim duke u shndërruar në vrasës.
Shqetësimet për premierën e filmit janë të mëdha, kjo edhe për shkak të vrasjes masive të 2012 në Aurora të Kolorados, kur në natën e debutimit të “The Dark Knight Rises”, një tjetër film i Batmanit u vranë në kinema 12 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.
Nisur nga kjo, FBI dhe departamenti i sigurisë së brendshme paralajmëruan agjencitë e ruajtjes së rendit që të kenë nën vëmendje situatën, ndërkohë që qytetet më të mëdha kanë shtuar masat e sigurisë, për të parandaluar dhunën që mund të krijohet, transmeton blitz.al.
“Joker” është një prodhim i Warner Bros që në një deklaratë për shtyp ka thënë më herët se filmi nuk synon që ta shndërrojë këtë karakter në një hero.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.