Lajmet e fundit

Futbollisti Kristjan Asllani ia ka bërë sefte tundjes së rrjetës tek skuadra e re e Interit.
Mesfushori kuqezi shënoi në përballjen miqësore që skuadra italiane e zhvilloi ndaj Monacos, transmeton KlanKosova.tv.
Asllani barazoi rezultatin në 2:2, shifra këto që dolën të jenë edhe finale të këtij dueli parasezonal.
Ndërsa, në këtë sfidë gola shënuan edhe Golovin e Ben Yedder për francezët. E Galiardini për ‘ziekaltërtit’ e Interit.
https://www.youtube.com/watch?v=UfwHfpwEDx4