Lajmet e fundit

Kristen Stewart dhe stilistja Sara Dinkin po vazhdojnë të kalojnë kohë së bashku.
Të dyja janë parë gjatë një shëtitje të mëngjesit, të mërkurën, në Los Angeles ku Stewart është parë duke e përqafuar Dinkin.
Derisa Stewart kishte zgjedhur pantollona të shkurtër me ngjyrë të zezë, Dinkin kishte zgjedhur tuta të gjata me ngjyrë të verdhë por të dyja kishin syze, bluza sportive dhe atlete të bardha.
Stewart dhe Dinkin duket se nuk kanë turp të dalin së bashku – në fakt, kjo dalje është e pesta me radhë gjatë një jave, menjëherë pas pushimeve që kanë kaluar së bashku.
Në natën e Krishtlindjeve, ato ishin parë së bashku derisa më herët janë parë edhe duke shëtitur qentë e tyre derisa të premten janë kapur në një moment kur po mbanin duart e njëra-tjetrës, mes thashethemeve se Stewart është ndarë nga e dashura Stella Maxwell.
Stewart dhe Maxwell janë parë herën e fundit së bashku në muajin tetor në Amsterdam, gjatë pushimeve që Stewart kishte para xhirimeve për filmin e ri të Charlie’s Angels.
Ndonëse asnjëherë nuk kanë folur publikisht për lidhjen e tyre, ato kanë kaluar shumë kohë së bashku qysh prej kur janë parë për herë të parë bashkë në Met Gala në muajin maj 2017.