Mbrëmjen e 28 dhjetorit, fshati Muradem i Prizrenit u trazua nga të shtënat me armë zjarri.
Bazuar në informacionet e gazetarit korrespodent të “Ora Shtatë”, Nuhi Salihu, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka ndaluar dy persona të dyshuar, transmeton Klankosova.tv.
Pos kësaj, policia ka sekuestruar dy pistoleta dhe disa pako me municion.
Ndaj të dyshuarve, është iniciuar rasti dhe me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48-orë.
https://www.youtube.com/watch?v=dDMlTC-cbug
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.