Nick Jonas dhe Priyanka Chopra janë duke i dhënë fansave disa prej informatave se si i kaluan së bashku Krishtlindjet, për herë të dytë si çift i martuar.
Këngëtari 27-vjeçar dhe aktorja 37-vjeçare postuan fotografi nga festimet e tyre të së mërkurës.
“Gëzuar Krishtlindjet nga ne për ju”, shkroi Nick në imazhin e Instagramit. Ndërkaq në fotografitë e tyre ku shihen mbi motorski, ai shkroi: “S’ka asgjë më të bukur se sa ta shoh atë duke buzëqeshur”.
Priyanka po ashtu postoi fotografi të ngjashme në llogarinë e saj dhe shkroi: “Bashkëshorti im më njeh kaq mirë! Faleminderit zemër. Të dua! #krishtlindjet”, duke treguar se është e lumtur me dhuratën që ai i bëri.
https://www.instagram.com/p/B6hercWpaiK/
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.