Britania e Madhe ka marrë vendim që t'i depërtojë të gjithë hajdutët dhe tregtarët e drogës në vendet e tyre prej nga vijnë, e jo që të ndiqen penalisht.
Kjo vjen si pjesë e planeve radikale nga Sekretari i Drejtësisë, Alexe Chalk, për të liruar hapësirat e burgjeve.
Ai tha për The Telegraph se shkelësit e huaj të nivelit më të ulët do të kursehen nga burgu dhe në vend të kësaj do t'u jepen "paralajmërime të kushtëzuara" sipas të cilave ata do të dëbohen dhe do të ndalohen të kthehen në Britani.
Chris Philp, ministri i policisë, është vënë në krye të dhënies së skemës së dëbimit, e cila synon të reduktojë 3,300 të burgosurit e huaj në paraburgim, të cilët janë të akuzuar, por ende të pa dënuar.
Ata përfaqësojnë gati një të tretën e 10,441 shkelësve të huaj në burgjet në Angli dhe Uells, nga gjithsej 88,000 të burgosur.
Megjithatë, planet mund të mos kenë sukses pasi kriminelët mund ta kundërshtojnë dëbimin e tyre me procedura ligjore.
Ai tashmë ka arritur një marrëveshje me Shqipërinë për të transferuar 200 nga kriminelët e saj më të rrezikshëm, të cilët janë të dënuar me nga katër vjet burgim ose më shumë.
Shqiptarët përbëjnë 13 për qind të të gjithë kriminelëve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, përqindja më e madhe, me 1,323 të burgosur aktualisht.
I pari i dëbuar sipas skemës ishte një kontrabandist "serioz" i drogës i burgosur për 17 vjet, zbuloi Chalk.
Tani Sekretari i Drejtësisë po e kthen vëmendjen e tij tek Polonia, e cila është e dyta më e larta me nëntë për qind, dhe Rumania, me shtatë për qind, ku ai po kërkon të krijojë marrëveshje të ngjashme transferimi të të burgosurve, shkruan The Telegraph, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.