Pas krimit të rëndë në një familje në Kavajë, ku një person vrau vëllain e tij, tashmë kanë dalë detaje të reja.
Sipas informacioneve të para, viktima dhe i dyshuari kanë qenë së bashku në një arë, ku ka nisur debati mes tyre, që eskaloi tragjikisht, transmeton Klankosova.tv
Bazuar në raportimet e mediave shqiptare, autori i dyshuar është Muhamet Rreshka, 76 vjeç, i cili ka therur për vdekje vëllain Eqrem Rreshka, 74 vjeç.
Policia ka njoftuar se 76-vjeçari është shoqëruar në stacion, ndërsa veprimet hetimore do të merren brenda afatit ligjor. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/e-rende-ne-kavaje-76-vjecari-vret-me-thike-vellane-e-tij/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.