Në emisionin “Kosova Today”, këtë të hënë u diskutua edhe krimi makabër në Fier, ku vajza dyshohet se vrau babanë e saj me ndihëm e nënës dhe të dashurit të saj 55-vjeçar.
Nuk u la pa u përmendur edhe dhuna fizike e ushtruar ndaj kamerierit 18-vjeçar në Vlorë, për një shishe uji, transmeton Klankosva.tv.
Psikologia Atifete Syla thotë se nëse autorët e krimeve nuk ndëshkohen, atyre po iu jepet liria të veprojnë si të duan.
“Të ndëshkohen. Në momentin që nuk po ndëshkohen, këta po e kanë lirinë të shprehin atë agresivitetin, sadizmin që e kanë”, u shpreh Syla.
Sa i përket vrasjes makabre në Fier, Ledina Jakimi thotë se ajo çfarë e bën edhe më tronditëse rastin, është dyshimi se turpi i 56-vjeçarit u dhunua edhe pas vdekjes.
https://www.youtube.com/watch?v=PP4FPEuXdXg
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.