Këtë të martë po mbahet konferenca shkencore “Krimet e forcave serbe në Komunën e Vushtrrisë dhe rezistenca e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1998-1999”.
Historiani Ibrahim Gashi, gjatë kësaj konference që nga afër po e përcjell gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani, ka deklaruar se veprimet që ka bërë ushtria serbe në Kosovë, sipas tij, përcaktojnë që të njëjtat të quhen gjenocid, transmeton Klankosova.tv.
“Veprimet që ka bërë ushtria serbe në Kosovë, e përcaktojnë të quhen si gjenocid”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, në këtë konferencë po flitet edhe për krimet e kryera ndaj popullatës shqiptare që nga viti 1912.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.