Para se ta hidhni një garuzhdë, okllai, pjatat apo filxhanët e vjetër, mundohuni të jeni më kreativ.
Duket e çuditshme por të gjitha pajisjet e vjetra të kuzhinës apo ato që nuk i përdorni më mund t’i shndërroni në objekte të reja, unike dhe madje edhe shumë funksionale, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë po ju sjellim vetëm disa nga idetë shumë interesante se si t’i jepni “jetë” pajisjeve të kuzhinës!
Një ibrik kafeje mund të shndërrohet në një terrarium të lezetshëm
Filxhanat e kafesë mund të kthehen në një orë muri
Ndihmojini “miqtë” e tuaj të vegjël për ta tejkaluar dimrin me këtë mënyrë unike
Keni filxhanë që nuk i përdorni? Një llambadar me filxhanë është një ide e këndshme!
Filxhanat e kafesë me pak punë mund t’i shndërroni edhe në vazo lulesh shumë unike
Qirinjtë në filxhana të kafesë mund të krijojnë një atmosferë magjike dhe plot rehati
Pothuajse gjithçka në kuzhinën tuaj mund të jetë mbajtëse qirinjsh
Ngjiteni një pjatë në një gotë martini dhe kështu keni krijuar një pjatë të veçantë për ëmbëlsira
Tenxheret dhe tepsitë mund të shërbejnë edhe si ora muri të veçanta ose mbajtëse fotografish