Lajmet e fundit

Çanta është një nga aksesorët më të dashur dhe pëlqyer për gratë.
Në ndërkohë, ju a keni nevojë për një çantë të re që ta ripërtërini gardërobën për sezonën e verës?
Ndoshta ju në fakt keni kërkuar tash e sa kohë për një çantë të bukur. Apo edhe ju ka mbetur syri në ndonjë çantë e cila për ju është ideale por është goxha e shtrenjtë?
Por a e keni menduar ndonjëherë se ju mund të krijoni vetë çantat tuaja të preferuara?
Me pak mund dhe pak para, vetëm duke ndjekur këshillat në videon e mëposhtme do të keni çanta shumë unike që të gjithë do të kthejnë sytë nga ju.
Më e veçanta është se këto çanta mund t’i krijoni nga materiale krejt të pazakonta – qese plastike, mbajtëse e detergjentit të lëngshëm, fletore ose edhe çantëza e syzeve.
Hidhni një sy videos më poshtë dhe inspirohuni për çantën tuaj këtë sezonë – pa dyshim, çantën më UNIKE!