Lajmet e fundit

Korporata Mattel, e cila merret me krijimin e kukullave Barbie, ka lëshuar një koleksion të ri të lodrave të tyre me famë botërore.
Tani më në fund, Barbie do të duket më shumë si një grua reale, në vend të një kukulle “perfekte” artificiale, e cila ka vazhduar deri më sot.
Kukullat Barbie janë kritikuar për shumë vjet për prezantimin e imazhit të pasaktë dhe të paarritshëm të bukurisë, dhe për ndikimin që ato kanë pasur tek vajzat e reja në obsesionimin e dukjes së tyre që nga mosha e re.