Lajmet e fundit

Britanikët kanë dizenjuar krevatin e ëndrrave, i cili do dalë në shitje me një çmim prej 1200 dollarësh. Krevati është i përbërë nga topa ajri të mbushura me sfungjer. Është i përshtatur për çdo masë, peshë dhe ka një sërë karakteristikash teknologjike.
Ka një sistem temperature për të ngrohur dhe ftohur pjesë të ndryshme të tij.
Është dizenjuar në mënyrë që të masazhojë shpinën dhe të lehtësojë dhimbjet, ndërkohë që është e efektshme dhe për të eliminuar gërhitjen, shkruan tvklan.
Pas 8 vitesh testimesh të suksesshme krevati që quhet “Balluga” është jo vetëm i rehatshëm por kryen dhe funsione të tjera për të bërë gjumin më të mirë.
Kur censorët e vendosur në dyshek dëgjojnë zhurmën e gërhitjes, sistemi i instaluar fillon të lëvizë jastëkun duke rregulluar pozicionimin e kohës, ndërkohë që një censor tjetër kujdeset për rregullimin e frymëmarrjes.
Masazhi me dridhje që ka funksion rekalsuese për përdoruesin, gjithashtu mund të aktivizohet në mëngjes si një mënyrë për të zgjuar njerëzit nga gjumi.