Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus ka dënuar sulmet ndaj institucioneve shëndetësore pas tensioneve të vazhdueshme midis Iranit dhe Izraelit.
Tedros citon sulmin e mëngjesit të sotëm në Spitalin Soroka në Izrael si dhe vdekjet e raportuara të punonjësve shëndetësorë të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane në Teheran, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
"Raportet mbi sulmet ndaj shëndetit deri më tani janë të tmerrshme. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbrojnë institucionet shëndetësore, personelin shëndetësor dhe pacientët në çdo kohë. Ilaçi më i mirë është paqja", ka shkruar ai.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.