Përkundër dhimbjes dhe zhgënjimit të madh nga humbja kundër Barcelonës, Presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka shpresë se klubi i tij do ta përmbysë rezultatin ndaj Barçës, njëjtë si kundër Portos.
“Është për të ardhur keq nga humbja prej tre golash disavantazh, sepse ekipi luftojë deri në fund”, tha Rumenige duke komentuar ndeshjen kundër blaugranëve.
Por, gjermanit i jap shpresë skenari me Porton, kur pancerët u rikthyen dhe fundosën epërsinë e Portos prej 2 golash, krijuar ndeshjen e parë të çerekfinales.
“Edhe me Porton ishte e njëjta situate, edhe pse tani është Barça, e cila ka më shumë cilësi se skuadra portugeze. Megjithatë, ne jemi Bayern, ne jemi një klub krenar dhe ne do të bëjmë çdo gjë që është e mundshme që ta përmbysim rezultatin”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.