Lajmet e fundit

Takimi me dyer të mbyllura mes Donald Trump dhe Vladimir Putin ka përfunduar, pas një diskutimi që zgjati pothuajse tre orë, njoftoi Kremlini.
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, dhe dërguari Steve Witkoff ishin ulur pranë Trump, ndërsa ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi Yuri Ushakov qëndronin pranë Putinit.
Një konferencë për shtyp pritet të mbahet së shpejti, ndërsa stafi i Shtëpisë së Bardhë do të zhvendoset në dhomë për të dhënë detaje të mëtejshme, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.